Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Kavajë. Duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, 59 vjeçari është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/Priza.al/