Një zjarr i rënë në një vreshtë rrushi në fshatin Budull të Fushë-Krujës, ka rrezikuar të kthehet në një tragjedi.
Mësohet se zjarri i vënë në disa shkurre e ferra ka dalë nga kontrolli duke djegur disa mijëra metra katror vreshtë e ullishte në pronësi të familjes Emiri.
Familja ka ndërhyrë me mjete rrethanore për të shuar flakët, por raportohet se Hajri Emiri rreth 30 vjeç, është asfiksuar nga tymi dhe ka rënë pa ndjenja.
Kanë qenë zjarrfikësit të cilët kanë ndërhyrë në kohë rekord për shuarjen e flakëve, ata të cilët kanë gjetur 30-vjeçarin pa ndjenja dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
I riu është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë-Krujë dhe është dërguar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.