GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite e 8 muaj burg me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit te strukturuar kriminal të pandehurin Bashkim Muratajn.
Murataj u arrestua në gusht të vitit te kaluar për trafikimin e rreth 1 ton kanabis, përmes pikës kufitare të Kapshticës në dhjetor të 2019.
“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 09.09.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është shpallur vendimi lidhur me çështjen penale nr. 34 akti, datë 17.03.2022 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurit Bashkim Murataj, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi, Engert Pëllumbi dhe Lutfije Celami, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 72, datë 22.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.