Një 23-vjeçar nga Kosova u arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Rinasit pasi nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
“Intensifikimi i kontrolleve, parandaloi një tentative për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali. Finalizohet operacioni policor i koduar “Skanimi”. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës (shtetas kosovar).
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizen e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali”.