Policia e Sarandës ka arrestuar 50-vjeçaren me iniciale B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.
Ajo është kapur duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.
Kujtojmë se prej dy ditësh ai ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Babai i tij, ka apeluar ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ka deklaruar se djali 12-vjeçar është larguar nga banesa pa asnjë njoftim.
I mituri u gjet ditën e sotme në qytetin e Sarandës.