21 vjeçari Sandriano Kastrati, banues në Tiranë është vënë në pranga nga policia e Dibrës. Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Kastrati është kapur në dalje të qytetit të Peshkopisë, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i policisë Dibër
U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Strukturat e Hetimit Kundër Trafikut të Paligjshëm dhe të Narkotikëve në DVP Dibër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i mësipërm është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, me mjetin tip ‘Ford’, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
/Priza.al/