Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi ka tentuar të vjedhë një makinë.
Uniformat blu raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muhamet Deliu’. 27-vjeçari me inicialet K. L., banues në Tiranë u kap me një pincë multifunksionale me të cilën dyshohet se ka tentuar të vjedhë këtë automjet.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një automjet në rrugën “Muhamet Deliu”.
Gjatë kontrollit fizik të 27-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një pincë multifunksionale me të cilën dyshohet se ka tentuar të vjedhë këtë automjet.