Tentoi të vriste me pushkë 27-vjeçarin për pronën, arrestohet pas 3 muajsh

Gazment Xhabafi është arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 27-vjeçar në fshatin Arbanë.

Policia i sekuestroi armën e zjarrit (pushkë), municion luftarak, një silenciator i modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu, që i posedonte Xhabafi. 46-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Xhabafi tentoi të vrasë me armë zjarri personin me inicialet J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, që ka ndodhur në muajin shtator.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, gjetën armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. tentoi të vrasë 27-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.6, operacioni policor i koduar “Arbana”. Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, për motive pronësie, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim. Sekuestrohen arma e zjarrit (pushkë), municion luftarak, një silenciator i modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu, që i posedonte 46-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arbana”. Si rezultat i këtij operacioni është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit: G. Xh., 46 vjeç, banues në Vaqarr, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *