Tentoi t’i fuste kokainë djalit të tij në burg, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi i ka çuar drogë, djalit të tij që vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

Uniformat blu raportojnë se G.G e kishte fshehur kokainën në një palë atlete ‘Nike’, ku droga ishte mbështjellë me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram.

Njoftimi:

Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G të datëlindjes 19.02.1969 lindur në Mat dhe banues në Tiranë.

Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike.

Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *