Një 26-vjeçare ka kallëzuar një 34-vjeçar në policinë e Skraparit, pasi e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.
34-vjeçari ka rënë në prangat e policisë së Skraparit, pasi akuzohet se ka përndjekur 26-vjeçaren. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet O. S., pasi ka bërë kallëzim e reja.
Lidhur me këtë rast, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.