Tentoi t’i merrte vezët, pitoni ‘acarohet’ me kopshtarin dhe i kafshon fytyrën

SHBA/ Videoja e një pitoni i cili kafshon në fytyrë kopshtarin pasi përpiqet t’i marrë vezet, duket se po bën xhiron e rrjetit. Në pamje shihet një piton i verdhë i cili rrotull ka vezët e tij të mëdha.

Jay Brewer, kopshtari i zoologjikut, shpesh herë ndan video në Instagram me kafshë të rrezikshme dhe një situatë e tillë ndodhi edhe me pitonin.

Qetësia e kopshtarit i ka habitur të gjithë por me siguri pitoni nuk ka më aftësi helmuese sepse ndryshe jeta e kopshtarit do të ishte në rrezik.

‘Whoah, mu në fytyrë’, -thërret Jay Brewer para se të fshijë gjakun nga fytyra e tij për të cilin nuk u shqetësua shumë.

 

/Burimi:Reuters/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *