Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle pasi u kap me mbi 30kg kokainë në makinë.
Aksioni i policisë u zhvillua në Albondon të Granadës në Spanjë. I riu shqiptar ishte duke drejtuar fugonin dhe kur iu bë me shenjë që të ndalonte për një kontroll rutinë, ai shkeli më shumë gazin në tentativë për tu larguar.
Ai hodhi dy kuti të mëdha pranë një koshi mbeturinash në tentativë për të zhdukur drogën që kishte në makinë,
Pas ndjekjes nga policia 21-vjeçari u vu në pranga dhe u dërgua në komisariatin e Gardës Civile, ku më pas u sekuestrua edhe malli i hedhur në kosh. Tashmë ai do të përballet me akuzat për trafik droge dhe thyerje të urdhrit të policisë.
/Burimi: Cope/ Përshtati në shqip: Priza.al/