Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Himarë. Një 27-vjeçare ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke konsumuar fotoksinë. Shtetësja me inicialet K.L., ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:00, në spitalin e Himarës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja K. L., 27 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Shtetasja K. L. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.