Një person i dënuar në burgun e Drenovës ka tentuar të dëmtojë veten .
Ai ka qenë i dënuar me 10 vite burg per plagosje te rende me pasoje vdekje.
Llazar Dine, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, dhe në gjendje të dehur, ka debatuar verbalisht me të burgosur të tjerë.
Pas debatit me ta, ai ka tentuar të dëmtohet në qafë, me mjet mprehës të improvizuar, veprim ky para kamerave të institucionit.
Aty është pikasur nga forcat e policisë, të cilët e kanë futur në izolim, ku edhe aty ka thyer xhamat. Ndërkohë, nën masa ekstreme ai vijon të mbahet në izolim.