Tentuan për shumë kohë ta transferonin në Moskë, por futbollistit iu mbush mendja nga femrat e bukura ruse

Futbollisti turk Yusuf Yazici do të transferohet në formën e huazimit për gjashtë muaj tek CSKA e Moskës.

Pas marrëveshjes së arritur, përmes faqes zyrtare Lille ka publikuar komunikatën zyrtare. Por ajo që bie në sy është fakti se shefja e editimit Katerina Kirilcheva, ka publikuar mesazhet me futbollistin në Instagram.

Në mesazhet e publikuara që CSKA i kishte dërguar ishin: “Yusuf! Përshëndetje Yusuf! Ne po të presim ty. Yusuf? Ku je ti? Jemi gati të nënshkruajmë kontratën????”. Deri këtu çdo gjë dukej normale, deri në mesazhin e fundit.

“Yusuf, është Rusia, ne kemi shumë Natasha këtu!”, shkruante CSKA.

Kjo vjen si pasojë e një fenomeni ku shumë vajza ruse shkojnë për pushime në Turqi dhe më pas martohen me djem turq.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *