Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Ardit Çelës, pasi ka dhunuar dhe ka tentuar ta djegë me benzinë ish të dashurën e tij, një vajzë 16-vjeçare.
Mësohet se Gjykata për 22-vjeçarin Enea Xhori dhe 17-vjeçarin Dean Matja ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Kujtojmë se e mitura bashkëjetonte me 25-vjeçarin Çela. Ky i fundit, së bashku me dy shokët e tij Enea Hoxha dhe Dean e dhunuan 16-vjeçaren dhe tentuan ta digjnin me benzinë në një pallat.
Mësohet se Çela ka qenë ai i cili ka thurur planin për djegien me benzinë të ish të dashurës.