Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 27 vite burg për 3 shtetasit francezë të cilët akuzohen se tentuan të fusnin në Shqipëri qindra mijëra euro të falsifikuara.
Prokurori Bledar Vatnikaj ka kërkuar dënimin me nga 9 vite burg për shtetasit Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit, dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me nga 6 vite burg.
Ndërkohë, mësohet se shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove te falsifikuara dhe letrave “Lastra”, dhe kanë kërkuar pafajësi.
Sipas prokurorisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e republikës së Shqipërisë rreth 1.2 milion Euro, kartëmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam.