Policia kufitare e portit të Durrësit ditën e sotme ka arrestuar katër persona.
32-vjeçari Denis Menelli banues në Lushnjë, 48-vjeçari Agim Idrizi banues në Fier, 54-vjeçari Tritan Biba banues në Tiranë dhe 25-vjeçari Frenki Fezo banues në Elbasan po tentonin të fusnin në Shqipëri një shumë prej mbi 35 mijë euro të pa deklaruara.
Paratë ishin ndarë në dy pjesë ku dy shoferët Denis Menelli dhe Agim Idrizi po udhëtonin për t’ua dhënë Tritan Bibës dhe Frenki Fezos, të cilët morën paratë që të mos i deklaronin në kufi.
Gjatë kontrollit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 35 755 euro dhe 70 franga.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisëpër veprime të mëtejshme, për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.