Tentuan të grabisnin banesën në Tiranë, autorët qëllojnë drejt policisë dhe arratisen

Disa persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një banesë mbrëmjen e sotme në fshatin Prush të Tiranës, rreth orës 19:13.

Por përpjekja e tyre për grabitje ka dështuar. Kanë qenë bashkëfshatarët ata që kanë njoftuar policinë per grabitjen.

Me të mbërritur policia në vendngjarje, autorët kanë qëlluar drejt efektivëve me armë zjarri. Gjithashtu policia është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë person të plagosur.

Mësohet se gjatë ballafaqimit të hajdutëve me policinë, autorët kanë përplasur me makinë njërin nga efektivët e policisë. Për fat të mirë efektivi nuk ka marrë plagë, pasi përplasja ka qenë e lehtë.

Burime për mediat bëjnë me dije se dyshohet se autorët e grabitjes ishin tre. Pas shkëmbimit me armë zjarri me policinë, autorët  janë arratisur me një mjet tip “Audi” të bardhë në drejtim të Liqenit të Thatë.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre. Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *