Tentuan të grabisnin banka, policia vret më shumë se 20 hajdutë në Brazil

Gjatë një operacioni policor në Brazil, kanë mbetur të vrarë më shumë se 20 anëtarë të një bande hajdutësh. Sipas mediave vendase, të cilët theksojnë se nga radhët e policisë nuk ka asnjë të vdekur.

Policia bastisi dy ferma ku anëtarët e një organizate kriminale të specializuar në grabitjen e bankave dhe ATM-ve po përgatisnin sulme në disa degë bankare lokale.

Mësohet se u sekuestruan një sasi e madhe armësh, duke përfshirë pushkë dhe granata, si dhe disa automjete të vjedhura.

Policia thotë se banda të tilla shpesh u vënë flakën automjeteve të vjedhura për të bllokuar rrugët pas një grabitjeje dhe për ta bërë më të vështirë ndjekjen e tyre nga policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *