Tentuan të kalonin drogën me makinë në Qafë-Botë, përfundojnë në pranga 2 persona

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në afërsi të pikës kufitare të Qafë-Botës pasi i është gjetur drogë në makinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, ndërsa në pranga kanë rënë një 52-vjeçar dhe një 36-vjeçare, banues në Sarandë.

Policia Kufitare e Qafë Botës bëri të ditur se emrat e dy të arrestuarit janë Ilirjan Telo dhe  Albana Pashako.

Policia tha se si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shtetasin I. T., 51 vjeç, banues në lagjen nr. 1 Sarandë.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 6.15 kg.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim, të shtetasve I. T., 51 vjeç dhe A. P., 36 vjeçe, banues në lagjen nr.1, Sarandë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *