Policia Kufitare në Rinas ka goditur një tjetër rast të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.
Dy shtetasit turq me iniciale K. K., 21 vjeç dhe S. C., 25 vjeç janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë tentuar që të kalonin me dokumente të falsifikuar.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit: K. K., 21 vjeç dhe S. C., 25 vjeç, të dy banues në Turqi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.