7 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy varkave me migrantë të cilat ishin nisur drejt ishujve Turcas dhe Caicos në Detin e Karaibeve.
Dy varkat u përmbytën në brigjet e ishullit Providenciales, në veriperëndim të Turcas dhe Caicos. Sipas mediave të huaja pjesa më e madhe e migrantëve që ranë në det u shpëtuan.
Policia ka arrestuar 16 migrantë të cilët tentuan të arratisen.
Haitianët tentojnë të arrijnë në ishujt e pasur në rajon për shkak të krizës ekonomike dhe të sigurisë në vend.
/Priza.al/