Dy persona kanë rënë pranga në SHBA, pasi kanë tentuar të shisnin ditarin e vajzës së Joe Biden.
Ashley Biden, vajza e presidentit, ruajti ditarin, të dhënat tatimore në një pajisje dixhitale me foto familjare në shtator të vitit 2020 në Delray Beach, të Floridas.
Sipas prokurorëve, burrë e grua vodhën të dhënat e vajzës së Biden dhe të dy u përpoqën t’i shisnin ato në New York.
Grupi aktivist, i cili e identifikon veten si një organizatë lajmesh, tha se ia dorëzoi të dhënat forcat të zbatimit të ligjit dhe nuk bëri asgjë të paligjshme.
Project Veritas është më i njohur për kryerjen e goditjeve me kamera të fshehta që kanë vënë në siklet mediat, organizatat e punës dhe politikanët demokratë.