Një grabitje me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Alsat.mk shkruan se një person duke u drejtuar thikën punonjëses ka tentuar të grabisë një farmaci.
Ndërkohë që pas disa minutave në farmaci shkoi pronari, 40-vjeçari me iniciale A.S, i cili nga stresi humbi jetën. Pasi i ra të fikët, ai është transportuar për në spitalin Nënë Tereza në Shkup, ku dhe është konstatuar vdekja.
Ndërkohë që organet kopetente në Shkup janë duke punuar për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Priza.al/