Teori të reja kanë dalë në dritë në lidhje me krijimin e universit. Është pikërisht shkencëtari i universitetit të Harvardit Avi Loeb, i cili ka një teori interesante në lidhje më formimin e universit tonë.
Ai thotë se universi u krijua në një laborator nga qenie të një “klasi” më të lartë të formave jetike. Ish-drejtuesi i departamentit të astronomisë në Harvard, shkroi në një artikull këtë javë supozimet e tij se universi mund të jetë formuar në një laborator nga “civilizime teknologjike” më të përparuara se njerëzit.
Nëse diçka e tillë do të ishte e vërtetë, ai tha se historia e origjinës së universit, do të unifikonte idenë fetare të një ‘krijuesi’ me atë laike të gravitetit kuantik.
“Duke qenë se universi ynë ka një gjeometri të sheshtë, një qytetërim i avancuar mund të ketë zhvilluar teknologjinë që ka bërë të mundur krijimin e një universi “foshnjë” nga asgjëja, përmes tunelit kuantik” tha Loeb.
Një nga idetë e paraqitura në artikullin e Loeb është sistemi i klasifikimit të qytetërimit. Ai shkruan se si një civilizim teknologjik të nivelit të ulët, njerëzit i përkasin klasifikimit C.
Në momentin që teknologjia jonë të avancojë deri në atë pikë ku mund të krijojmë pavarësi nga dielli ynë, do të ngjitemi në klasfikimin B. Më tej, nëse do të mund të krijonim universin tonë, atëherë do të ishim pjesë e klasifikimit A. Pengesa më e madhe, sipas Loeb, që njerëzit të mund të krijojnë universin e tyre është paaftësia për të krijuar një dendësi të madhe të energjisë së materies së errët brenda një rajoni të vogël. Nëse do të arrinim ndonjëherë deri këtu, do të mund të takonim krijuesit tanë.
/Burmi: The Byte/