Një 16-vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë. Ai mësohet se ka shkuar për të marrë diçka në raft dhe pistoleta e shërbimit të babait të tij ra në tokë duke kryer qitje të pavullnetshme.
Si pasojë, 16-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë, e ndërsa babai i tij, efektiv policie në DVP Gjirokastër i cili e ka mbajtur armën në mënyrë të papërgjegjshme, është pezulluar nga detyra.