Tepelenë- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dhëmblan, ku shtetasi me inicialet A.Ç, 51 vjeç ka goditur me furgon shtetasen 69-vjeçare F.D, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit tashmë është arrestuar.
“Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi duke drejtuar mjetin tip furgon “Benz” ka goditur shtetasen F. D., 69 vjeçe, banuese në fshatin Dhëmblan, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkin të shtetasit A. Ç. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.
/Priza.al/