Tifozët e Çelsit kanë nisur një peticion ku kërkojnë pezullimin e arbitrit Entoni Tejlor pas gjykimit të derbit me Totenhemit në “Stamford Bridge” të dielën. Trajneri Tomas Tuhel protestoi për parregullsi në të dy golat e “Spërsave” në barazimin 2-2 në javën e dytë të Premier Ligës, madje bëri thirrje që ai të mos gjykonte më ndeshjet e skuadrës së tij.
Një deklaratë e tillë i hapi probleme teknikut gjerman, ndaj të cilit Federata Angleze nisi një hetim disiplinor.
Por zemërimi i tifozëve nuk është zbehur as një ditë pas barazimit që Kejn regjistroi vetëm në minutën e 96-të të ndeshjes. Ata nisën një peticion me 10 mijë firma për dënimin e arbitrit dhe me kalimin e orëve firmat e kaluan shifrën 75 mijë.