Moti i përkeqësuar papritur ka përfshirë Qarkun e Elbasanit dhe është shoqëruar për rreth 30 minuta me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër, vetëtima dhe rrufe në disa zona.
Sakaq janë krijuar situata problematike në disa akse të rëndësishme, ku ka pasur rënie gurësh nga lartësitë e shkulje pemësh nga era, të cilat kanë rrezikuar edhe jetën e qytetarëve.
Fatmirësisht, deri në mesditë nuk rezulton të ketë pasur asnjë pasojë në jetët e njerëzve.