Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar tërheqjen e Enkelejd Alibeajt nga ankimimi për statutin e PD-së dhe pranimin e kësaj kërkese nga ana e gjykatës.
“Alibasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që Alibasha deklaroi se u zvarrit, në një kohë kur ishte avokati i tyre që katër seanca, ose gjykata përdorte si pretekst se nuk e di si kombinohen me Ramën, kësaj i thonë të tallesh me veten. Kurse vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive.
Rama ka marrë peng gjykatën dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës. Është absolutisht i pavlerë. Alibasha ka të drejtë, ai dhe çdo qytetar, të shkojë në gjykatën e faktit, dhe për çdo objeksion apo provë, të hapë një proces të ri, por jo të bëhet palë. Kjo ndodh në drejtësinë qesharake të Ramës, që vepron si në diktaturë, që pengon regjistrimin që është automatik dhe i padiskutueshëm të vendimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit.
Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë, që keqpërdoren nga një njeri që nuk ka asnjë parim, nuk respekton asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë.”, tha Berisha.