Tërhiqet Belind Këlliçi: Banorët e pallatit në rr. “Myslym Keta” nuk janë kundër shembjes

Ndonëse këto ditë kandidati i primareve ne PD, Belind Këlliçi bëri thirrje për mosprishjen e pallatit të dëmtuar rëndë nga tërmeti në rr. “Myslym Keta”, sot ai deklaroi krejt te kunderten, duke thene se banorët nuk janë kundër shembjes se pallatit.

Në një dalje nga selia e PD, Këlliçi theksoi se banorët kërkojnë që në ndërtimin e ri t’u jepet e njëjta sipërfaqe me atë që kanë aktualisht, dhe gjithashtu një vend ku të fusin kokën deri kur të ndërtohet pallati i ri.

Ne fakt, Bashkia e Tiranes ka dhene pikerisht kete zgjidhje prej disa kohesh per banoret e atij pallati. Aktualisht 30 familje të këtij pallati e kanë pranuar marrëveshjen e Bashkisë dhe janë futur në banesat e tyre të reja në pallatet e reja tek “5 maji”. Gjatë kësaj kohe, edhe ata banorë që nuk kanë dalë ende nga pallati që është në rrezik shembje, kanë vijuar që të marrin bonus qeraje. Kryebashkiaku Veliaj siguroi edhe dje familjet e mbetura se do të vijojnë të marrin bonus qeraje dhe banesat e reja.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *