Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë në një deklaratë për mediat për të njoftuar hapjen e garës për zgjedhjen e pasardhësit të tij.
Kurse, kalendari zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri në nivel dege dhe qendror duhet të jetë hartuar jo më vonë se më 30 mars 2022.
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari është autorizuar që të ngrejë grupin e punës që do të drejtojë procesin e anëtarësimeve të reja në forum, si dhe për të ngritur Komisionin Zgjedhor Qendror të FRPD.
Gjatë fjalës së tij, Këlliçi nxori edhe një dokument që sipas tij, provonte që garën në vitin 2015 e kishte nisur Gerti Bogdani.
“Është vendosur çelja e garës për strukturat organizative. Si forumi më i madh dhe më perëndimor në vend. Kemi vendosur çeljen e procesit zgjedhor. Unë tërhiqem nga posti im, e do të jem vetëm anëtar i FRPD. Vendimi i sotëm është marrë me të njëjtën procedurë,”-tha ndër të tjera.
/Priza.al/