Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se i ka tërhequr forcat e saj nga ishulli i gjarpërinjve, i cili ishte në fokus në ditët e para të luftës, kur një grup i vogël ushtarë ukrainas që mbronin ishullin u dëgjuan në regjistrimet audio duke i thënë një luftanije ruse të shkonte në ferr.
Moska thotë se tërheqja e saj është një “gjest vullneti i mirë”.
Edhe zyrtarët ukrainas e kanë konfirmuar tërheqjen e Rusisë.
Shefi i zyrës së presidentit ukrainas, ka thënë se nuk ka trupa ruse më në ishullin e gjarpërinjve.
“Forcat tona të armatosura kanë bërë punë të mrekullueshme”, ka shkruar ai në Twitter.
Tërheqja nga “Ishulli i gjarprit” në Detin e Zi, është një hap për të lehtësuar dërgesat e grurit nën garancinë e Turqisë.
Tërhiqet Rusia, forcat ushtarake largohen nga ishulli i gjarpërinjve në Ukrainë
Leave a comment