Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka ndodhur pak pas orës 7 të mëngjesit me epiqendër në një zonë detare 74 km në jug të ishullit Chrysi në Lasithi, Kretë.
Tërmeti ka ndodhur në orën 7:04 të mëngjesit të së dielës dhe ka pasur një thellësi fokale prej 8.1 km.
Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Lasith dhe në zonat jugore të Heraklionit.