Gazetari, Aleksandër Çipa ka paralajmëruar ‘tërmet’ në lidhje me politikën në shtator.
Çipa pohon se Meta dhe Berisha do bashkohen dhe do organizojnë protesta për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama. Sakaq shton se do të jetë një situatë pashmangërisht ndryshe nga herët e tjera.
“Nga konstatimi politik, Meta dhe Berisha në shtator do të kalojnë në aksion opozitar. Do të këtë protesta bllokuese nga opozita. Do të jetë një situatë pashmangërisht ndryshe nga herët e tjera. Në pikëpamje kjo nuk është një situatë që duhet parë me shumë optimizëm. Kjo situatë e bën Shqipërinë të mos shohë përpara, por të qëndrojë në vend”, tha Çipa.