Sipas mediave kineze, numri i të vdekurve nga tërmeti 6.2 Rihter që goditi Kinën jugperëndimore ka shkuar në 118. 105 të vdekurit u regjistruan në rajonin Gansu, ku ishte epiqendra e tërmetit, dhe 13 të tjerët në provincën fqinje Qinghai.
Sipas të njëjtit raportim janë edhe 550 të plagosur, 20 të zhdukur, ndërsa 5000 shtëpi vlerësohet të jenë shkatërruar.
Operacioni i ekipeve të shpëtimit po kryhet në kushte shumë të vështira pasi temperatura në zonë është -15 gradë celsius.