Është rritur numri i persona të plagosur pas tërmetit që ka goditur Turqinë Perëndimore. Aktualisht raportohet për 50 të plagosur.
Pas tërmetit të fortë janë regjistruar 106 pasgoditje me magnitudë më të madhe se 4.3 Rihter.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë dhe ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koca njoftuan se tërmeti ishte me magnitusë 5.9 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra u regjistrua në Goljaka.
Sipas EMSC, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dy kilometrash.