Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka shkundur këtë të hënë ishullin e Kretës.
Mediat greke raportojnë se epiqendra ka qenë 44 kilometra në jug të Kassos, si dhe thellësia ishte 11.9 kilometra.
Kujtojmë se javët e fundit Greqia po lëkundet vazhdimisht nga tërmeti, kryesisht në ishujt e saj, por për fat të mirë pa shkaktuar dëme.