Tërmet me magnitudë 5.8 trondit Pakistanin

 

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka tronditur disa zona në Pakistan.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në rajonin Hindukush të Afganistanit.

Lajmi u bë me dije nga Departamenti Meteorologjik i Pakistanit, duke saktësuar se tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Islamabad, në rajonin e Kashmirit dhe në qytetet Peshawar dhe Rawalpindi.

Ndërkaq theksohet se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 173 kilometrash.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *