Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka rënë në orën 22:14 të së shtunës në detin Jon.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik grek, epiqendra e tërmetit ndodhet 23 kilometra në perëndim të Strofades dhe thellësia e tij ishte 13.2 kilometra.