Një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 goditi Vigën në Filipine ditën e sotme, ndërsa agjencia lokale sizmologjike lëshoi një paralajmërim për cunam.
Epiqendra e tërmetit është në një distancë prej rreth 120 kilometrash në lindje të qytetit të Vigës, që ndodhet në provincën e Catanduanes.
Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë u bëri thirrje atyre që jetojnë pranë vijës bregdetare të provincave më të goditura të zhvendosen në qytete të tjera. Sipas institutit, ka gjasë që të ngrihet që një valë rreth 1 metër ose më shumë, veçanërisht në gjire.
“Qytetarët duhet të jenë vigjilentë për çdo dallgë të pazakontë. Ne i këshillojmë ata të qëndrojnë larg brigjeve”, tha për radiostacionin DZMM, Teresito Bacolcol, një zyrtar i agjencisë shtetërore sizmologjike.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme.