Një tërmet me magnitudë 4.8 ka prekur këtë mëngjes Greqinë, në zonën Kranidi, rreth orës 7:20.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km në veriperëndim nga Leonidio ndërsa thellësia fokale ka qenë 14.5 km. Informacionet bëjnë me dije se tërmeti është ndjerë edhe në zona të Atikës.
Dy minuta para lëkundjes 4.8 Rihter kishte ndodhur një tjetër tërmet me magnitudë 2.6 Rihter, ndërsa 14 minuta pas 4.8R, në orën 07:43 u regjistrua një tërmet 2.7 Rihter dhe një tërmet 3.3 Rihter.