Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter ka rënë rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë të Greqisë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e lëkundjes ishte 3 kilometra në veri-verilindje të Maratonës, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 5 kilometra.
Sipas mediave greke mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa zona të Atikës.