Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së shtunës, në fshatin Glyfada të Fokidës.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 kilometra lindje-juglindje të Marathia Fokida.
Thellësia fokale vlerësohet të jetë 5 kilometra, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.