Në Bulqizë apo zonat përreth saj mund të ndodhë ndonjë tragjedi e njëjtë me atë të Thumanës dy vite më parë.
Pesë lëkundje sizmike janë shënuar në më pak se 12 orë në Bulqizë. Lëkundja më e fortë ishte ajo e orës 16 e 8 minuta pasditen e djeshme.
Banorët e Bulqizës janë në ankth, pasi epiqendra ishte vetëm pak kilometra larg qytetit në afërsi të Qafës së Buallit.
Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu, tha se, nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet e një dite më parë.
Nga ana tjetër, Muliu tha se, i është kërkuar Bashkisë Bulqizë të mos lejojë rikthimin e banorëve në pallatin e rrezikshëm, pasi mund të ndodhë ndonjë tragjedi.
Që prej datës 29 tetor në rrethin e Bulqizës janë shënuar 12 lëkundje sizmike.
/Priza.al/