Tërmeti 5.3 ballë ‘godet’ sërish Greqinë! Eksperti paralajmëron: Të jemi të gatshëm për raste ekstreme

GREQI– Greqia vazhdon të jetë ‘nën shenjestrën’ e tërmeteve,ku ditën e sotme është raportuar një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter në Nisyros.

Epiqendra mësohet të ketë qenë 22 km në jug-perëndim të Nisyros-it dhe nuk ka pasur të lënduar apo dëme të mëdha.

Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinë, e ka raportuar si një tërmet të “fortë” këtë të sotmin, i cili është pasuar edhe nga dy lëkundje tjera me 4.7 dhe 4.1 të shkallës Rihter.

Presidenti i Institutit ka shpjeguar se ky është një defekt nënujor që prej dy muajsh, ndaj tërmetet midis Nisyros dhe Tilos janë akoma aktiv.

Gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që organet vendore dhe qendrore të jenë të përgatitura për ndërhyrje të menjëhershme në raste ekstreme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *