Numri i viktimave nga tërmetet tragjike në Turqi dhe Siri vijon të rritet me kalimin e orëve. Autoritetet vendase kanë raportuar se numri i viktimave ka kaluar shifrën 21 mijë në të dy shtetet. Në Turqi numri i të vdekurve është rritur në 17,674 dhe numri i të plagosurve është 72,879. Në Siri janë shënuar 3,377 viktima.
Sakaq, ndihmat me ekipe të kërkim-shpëtimit dhe ato financiare vijojnë të vijnë nga e gjithë bota. Së fundmi Mbretëria e Bashkuar ka premtuar 3 milionë paund shtesë (3.64 milionë dollarë) në financim për Helmetat e Bardha për të mbështetur operacionet e shpëtimit dhe ndihmës emergjente në Sirinë veriperëndimore. Britania ka dhënë deri më tani një total prej 3.8 milionë paund (4.62 milionë dollarë) për Helmetat e Bardha pas tërmetit.