Tërmeti apokaliptik në Turqi/ Erdogan: E pamundur të përgatitesh për një fatkeqësi kaq të madhe

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i është kundërpërgjigjur zemërimit të popullit në rritje për përgjigjen e shtetit pas fatkeqësisë së madhe natyrore.

“Është e pamundur të përgatitesh për një fatkeqësi kaq të madhe”, u shpreh Presidenti Erdogan.

Gjatë një vizite në Hatay, një nga rajonet më të goditura nga tërmeti, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ata që kanë deklaruar se nuk i kanë parë aspak forcat e sigurisë në disa zona të prekura nga tërmeti, i ka cilësuar si “provokues”.

Gjatë një ndalese tjetër më herët në një nga zonat e prekura nga fatkeqësia, ai pranoi disa probleme, por tha se situata ishte tani “nën kontroll”.

Kritikat nga figurat e opozitës po rriten. Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë tetë viteve të tij në detyrë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *