Në komisionin e Ligjeve deputetja demokrate Dhurata Çupi, ngriti shqetësimin për situatën e banorëve të Klosit e Bulqizës të prekur nga tërmeti i fundit.
Çupi kërkoi që të diskutohet kjo situatë dhe të jepen të dhëna për situatën e tyre, pasi siç tha ajo janë me dhjetëra familje në qiell të hapur.
Debati te Ligjet:
Çupi: Sot po bie shi, ne jemi në kondicioner këtu, por ata njerëz janë atje në shi dhe institucionet e qeverisë duhet të japin një raport të hollësishëm për situatën dhe për masat që po merren për këta qytetarë. E kemi detyrim ne si përfaqësues të tyre të ngremë zërin.
Bushka: A ka mundësi që të qetësohesh moj zonjë!
Aurora Mara, deputete e PS-së: Jemi sensitivë të gjithë ndaj këtij problemi. Është mbledhur shtabi i emergjencave Civile. Të gjithë kemi qenë në terren. Janë evakuuar të gjitha familjet që kanë pasur probleme.